15:08 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

“Apple”, 500 milionë dollarë gjobë për ngadalësimin e iPhone-ve të vjetër

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple do të duhet të paguajë dëmshpërblim në total prej pesë milionë dollarë ndaj përdoruesve, pas akuzës që i është bërë kompanisë për ngadalësimin e iPhone më të vjetër.

Rasti ka filluar para 3 vitesh, kur përdoruesit kanë filluar me vërejtjet se bateritë më të vjetra i ngadalësojnë pajisjet e tyre, të cilat janë jashtë kontratës fillestare me kompaninë.

Bëhet fjalë për modelet e iPhone-ve, tip 6, 6-s dhe 7.

Apple ka deklaruar se do të paguajën të paktën 310 milionë dollarë, por nuk bëhet fjalë për pranim të fajit për këtë anomali me iPhone-t.