12:31 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / C E

Apple blenë nga një kompani në çdo tri-katër javë

Apple ka patur tre mujorshin më të frytshëm në histori të kompanisë duke fituar rreth 11.4 miliardë dollarë, në tremujorin e parë të vitit fiskal 2021.

Gjatë gjashtë viteve të fundit, kompania amerikane ka blerë rreth 100 kompani të tjera, shkruan Indeksonline.

Kjo tregon se Apple ka blerë një kompani në çdo tre-katër javë.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Tim Cook, u ka thënë aksionerëve se blerjet kryesisht kanë për qëllim blerjen e teknologjive dhe talenteve.

Blerja më e madhe e Apple në dekadën e fundit ishte blerja prej 3 miliardë dollarësh e Beats Electronics, prodhuesi i kufjeve themeluar nga reperi dhe producenti Dr Dre.

Një tjetër blerje e profilit të lartë ishte kompania e programeve të njohjes së muzikës Shazam, për 400 milionë dollarë në 2018.

Më shpesh, Apple blen firma më të vogla të teknologjisë dhe më pas përfshin risitë e tyre në produktet e saj.

Një shembull është PrimeSense, një kompani izraelite e ndjeshmërisë 3D, teknologjia e së cilës kontribuoi në FaceID të Apple. /IndeksOnline/