Apple dhe Paramount gati për bashkëpunimin madhor
Dy gjigantët e korporatave po mendojnë të bashkojnë forcat në sektorin e argëtimit.
Apple dhe Paramount kanë qenë në bisedime për të krijuar një paketë abonimi në platformat e tyre televizive, sipas Wall Street Journal.
Qëllimi i këtij bashkimi është të bëjë një plan që do të përfshijë një abonim në të dyja platformat dhe në total do të kushtojë më pak se paratë që do të paguante një përdorues nëse do t’i bënte veç e veç. I njëjti burim thekson se diskutimet janë në vazhdim, por ende në një fazë të hershme.
Publikimi vëren se bisedimet mes Apple dhe Paramount vijnë në një kohë kur platformat po rrisin kostot e abonimit për të qenë fitimprurës, ndërkohë që shumë klientë po “i braktisin” për të kursyer para.