75 Mall Live Search
10:10 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / OSH

Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pritet edhe prezantimi i iPhone-t 17e

Apple ka gati një event të planifikuar me datë 4 mars. Ftesat janë dërguar për ngjarjet me pjesëmarrje fizike në Nju Jork, Londër dhe Shangai, të planifikuara për orën 9 të mëngjesit ET më 4 mars.

Bëhet e ditur se në këtë ngjarje Apple do të prezantojë pesë produkte të reja.

Apple po përgatitet të lançojë iPhone 17e, i cili do të zëvendësojë modelin 16e të vitit të kaluar dhe do të mbajë çmimin prej 599 dollarësh, duke shtuar çipin A19 dhe MagSafe.

iPad-i bazë thuhet se do të kalojë në çipin A18, duke i mundësuar funksionet e Inteligjencës së Apple në tabletin më të lirë të Apple, shkruan Indeksonline.

Pritet të prezantohet edhe gjenerata e 8-të e iPad Air. iPad Air do të ketë çipin M4, duke ngushtuar hendekun e performancës midis Air dhe Pro dhe duke vazhduar përpjekjen e Apple për të standardizuar linjën e saj të procesorëve prej silikoni.

Prezantimi i MacBook Pro (M5) poashtu pritet të bëhet në këtë eveniment. MacBook Pro-të e përditësuar 14 dhe 16 inç me çipa të klasit M5 janë gjithashtu të afërt.

Raportohet se do të prezantohet edhe një MacBook me kosto të ulët. MacBook i ri nën 1,000 dollarësh i mundësuar nga një çip i klasit iPhone në vend të një procesori të serisë M. Gurman raporton se do të ketë një shasi alumini – jo plastike – falë një procesi të ri prodhimi që ul kostot e prodhimit. Ekrani do të jetë pak më pak se 13 inç, dhe thuhet se Apple po teston opsione ngjyrash të destinuara për studentët dhe blerësit e ndërmarrjeve./Indeksonline/