75 Mall Live Search
14:14 / E Shtunë, 04 Janar 2025 / FR

Apple do të paguajë 95 milionë euro, pasi “Siri” regjistroi biseda private

Gjiganti amerikan i teknologjisë Apple ka pranuar të paguajë 95 milionë dollarë dëmshpërblim në një padi të ngritur për shkak se asistenti zanor i integruar në produktet e kompanisë, Siri, regjistroi biseda private. 

Marrëveshja u dorëzua të martën në gjykatën federale në Oakland, Kaliforni dhe është në pritje të miratimit nga një gjykatës i qarkut amerikan.

Bisedat dyshohet se janë regjistruar edhe kur njerëzit nuk kanë dashur të aktivizojnë asistentin virtual me fjalët e aktivizimit, pra fjalëkalimin: “Hej, Siri”. Apple më pas ndau informacionin e regjistruar me kompanitë që reklamonin në kompani për të rritur gjasat që njerëzit të cilëve u vendos reklama të blinin mallra dhe shërbime specifike, thuhet në padi.

Ai shtoi se Apple “regjistronte shpesh” biseda pasi asistenti zanor u aktivizua pa dashje. Grupi i paditësve pretendon se u janë ofruar atlete Air Jordan, një ofertë nga zinxhiri i restoranteve Olive Garden, madje edhe një lloj trajtimi kirurgjik, pra çfarë kanë diskutuar me mjekët.

Reuters raportoi se pagesa prej 95 milionë dollarësh është një humbje e vërtetë për kompaninë, sepse Apple i fiton ato para në vetëm nëntë orë. Kompania raportoi një fitim prej 93,74 miliardë dollarë vitin e kaluar.