Apple kërkon t’i dërgoni fotot më të mira që keni, por a do të iu paguaj?
Apple njoftoi një konkurs fotografik që u kërkon përdoruesve të iPhone të dërgojnë fotot më të mira që kanë.
Fotografitë e përzgjedhura do të shfaqen në tabela në qytete të zgjedhura, në dyqanet e shitjes me pakicë të Apple dhe në internet, njofton kompania.
Por, askund nuk ceket nëse fotot e përzgjedhura do të shpërblehen me para, shkruan Indeksonline.
Konkursi ka filluar nga 22 janar dhe zgjatë deri me 7 shkurt pranon çdo person mbi moshën 18 vjeçare dhe kërkon fotografi të jashtëzakonshme të ekspozuara ekskluzivisht në iPhone.
Një panel prej 11 gjyqtarësh, që përfshin Phil Schiller të Apple dhe ish fotografin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë Pete Souza, do të përcaktojnë 10 fotot fituese në muajin shkurt.
Njoftimi është ndarë edhe nga profili i CEO-s së Apple, Tim Cook./Indeksonline/
