09:23 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Apple macOS Catalina vjen në Tetor

Përdoruesit e Mac do të vërejnë gjithashtu edhe një përditësim të madh të aplikacionit Photos. Kështu ata mund të shohin fotot të renditura sipas ditëve, muajve dhe viteve kur janë realizuar.

Pas një vere plot testime, Apple po përgatitet për linçimin e versionit të ardhshëm madhor të macOS i cili është macOS Catalina.

Megjithatë versioni i ri do të mbërrijë jo përpara muajit Tetor sipas uebsajtit të Apple.

Si gjithnjë ky përditësim do të ofrohet si shkarkim falas në Mac App Store. Versioni i ri rimodelon plotësisht mënyrën sesi përdoruesit ndërveprojnë me përmbajtjet media.

Në vend të përdorimit të iTunes për çdo gjë, tashmë janë disa aplikacione dizajnuar specifikisht për çdo detyrë si Music, Podcasts dhe TV.

Përdoruesit e Mac do të vërejnë gjithashtu edhe një përditësim të madh të aplikacionit Photos. Kështu ata mund të shohin fotot të renditura sipas ditëve, muajve dhe viteve kur janë realizuar.
Gjithashtu kompania përpiqet të identifikojë fotot më të mira duke përdorur inteligjencën artificiale.

Janë shtuar funksione të reja aksesibiliteti i hapja e aplikacioneve dhe menuve përmes zërit me më lehtësi.

Më interesant është fakti se versioni i ri i macOS sjell mundësinë për të portuar aplikacionet e iPad në desktop me anë të projektit Catalyst. Disa zhvillues thonë se do të përfitojnë nga avantazhet e platformës së re siç është Twitter, Gameloft dhe Atlassian. /PCWorld Albanian