75 Mall Live Search
12:48 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / C E

Apple me ofertë stratosferike për Manchester United, më e madhja në histori të një klubi

Gjigantët e teknologjisë, Apple thuhet se janë të interesuar për të marrë nën kontroll skuadrën e Premierligës, Manchester United.

Sipas “Daily Star”, CEO i kompanisë amerikane, Tim Cook thuhet se është rreshtuar në bisedime me zyrtarët e United dhe po mbikqyrin shitjen e klubit, shkruan Indeksonline.

Shefat e kompanisë kanë shprehur interesin e tyre për të zhvilluar diskutime mbi një marrëveshje për të marrë drejtimin e Old Trafford.

Ata besohet se po bëjnë një ofertë prej 5.8 miliardë funtesh (6.75 miliardë euro) për Djajtë e Kuq.

Apple një kompani e teknologjisë me bazë në Kaliforni ka një vlerë rreth 2 trilionë funte (2.33 trilionë euro) .

Ata janë kompania më e madhe e teknologjisë në botë dhe mburren me të ardhura vjetore prej afër 326 miliardë funte (380 miliardë euro). /IndeksOnline/