Apple me softuer të ri për të ndaluar pengimin kinez
Apple pretendon se ka gjetur zgjidhje për një softuer të ri për të iu bindur tregut kinez, pas ndalimit që i është bërë atje.
Në një deklaratë për kompaninë Reuters , kompania tha se do të lëshojë një përditësim të softuerit “në fillim të javës së ardhshme”, që beson se do të adresojë kërkesat e këtij shteti.
Nëse gjykatat pajtohen, ky azhurnim do të thotë se Apple mund të vazhdojë të shesë iPhone të prekur nga ndalimi, të cilat përfshijnë iPhone 6S, 6S Plus, 7, 7 Plus, 8, 8 Plus dhe X.
Kohët e fundit u zbulua se Apple kishte shkelur dy prej patentave të Qualcomm në Kinë, të cilat thuhet se kishin të bënin me madhësinë e fotografive dhe menaxhimin e aplikacioneve.
Mosmarrëveshja ndërmjet Apple dhe Qualcomm në Kinë është vetëm një pjesë e betejës ligjore ligjore midis dy kompanive.