Apple parakalon Microsoftin për tu bërë kompania më me vlerë në botë
Shumica e firmave kanë menduar se njerëzit do të anashkalojnë linjën e fundit të iPhone për të pritur për iPhone e 2020-ës të cilët sipas spekulimeve do të kenë teknologjinë 5G.
Apple tejkaloi Microsoft në vlerë tregu mëngjesin e së Premtes për të rimarrë fronin e kompanisë më me vlerë në botë.
Prodhuesi i iPhone u vlerësua me 1.065 trilionë dollarë duke kaluar Microsoft me 1.063 trilionë dollarë.
Microsoft ka ruajtur kryesimin që prej 25 Prillit kur të ardhurat thyen pritshmëritë duke bërë që vlera e kompanisë të kalonte 1 trilionë dollarë për herë të parë.
Por në javët e fundit vlera e aksioneve të Apple është rritur ndjeshëm ku shumë analistë kanë parashikuar shitje më të mira të iPhone 11.
Shumica firma kanë menduar se njerëzit do të anashkalojnë linjën e fundit të iPhone për të pritur për iPhone e 2020-ës të cilët sipas spekulimeve do të kenë teknologjinë 5G.
Nga ana tjetër aksionet e Microsoft ranë me 2.2% të Premten. Intebrand renditi Apple si kompaninë me markën më me vlerë në botë duke vendosur Microsoft në vendin e 4. Google dhe Amazon zunë vendin e dytë dhe të tretë.
Ky është viti i 7-të me radhë që marka e Apple konsiderohet më me vlerë në botë. Ishte kjo kompani e cila për herë të parë kaloi vlerën 1 trilionë dollarë në Gusht të 2018-ës.