19:56 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Apple përballet pothuajse me 60 padi

Konsumatorët e pakënaqur të iPhone kanë ngritur të paktën 59 padi të ndara, duke akuzuar Apple për ngadalësimin e telefonave të tyre në mënyrë që ata të inkurajohen të blejnë modele të reja.

Rasti mund të bëhet një nga sfidat më të mëdha ligjore pasi që u debutua së pari në vitin 2007.

Paditë e para u parashtruan pasi Apple zbuloi në dhjetor përditësimet e softuerit të saj me qëllim për të zvogëluar performancën e modeleve më të vjetra të iPhone.

Paditësit po kërkojnë shuma financiare të papërcaktuara, tarifat e avokatit dhe zëvendësimet falas të baterive të iPhone./Indeksonline/