75 Mall Live Search
20:37 / E Enjte, 23 Tetor 2025 / F.R

Apple përgatit iPhone 20 me ridizajn të guximshëm për 20-vjetorin e pajisjes në 2027

Apple po planifikon një rikthim të madh për iPhone në vitin 2027, kur do të festojë 20-vjetorin e lansimit të parë të këtij modeli ikonik. Në vend që të vazhdojë me numrin 19, kompania pritet të anashkalojë këtë shifër dhe të lançojë direkt iPhone 20, një lëvizje e ngjashme me atë që bëri në vitin 2017 me iPhone X.

Seria iPhone 20 pritet të sjellë një ridizajn të guximshëm, duke përfshirë një ekran pa kornizë dhe linja të pjerrëta që do ta bëjnë pajisjen të duket si një copë e vetme qelqi nga përpara.

Apple do të vazhdojë të diversifikojë linjën e saj duke prezantuar në vitin 2026 modelet Air dhe Pro, si dhe iPhone Fold.

Në gjysmën e parë të vitit 2027, Apple do të nxjerrë në treg iPhone 20 standard dhe iPhone 18e me çmim më të përballueshëm, ndërsa modelet e ridizajnuara Pro, Air dhe Fold 2 pritet të prezantohen në një event të veçantë në vjeshtë.