75 Mall Live Search
15:53 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Apple po akuzohet se ka gënjyer për madhësinë e telefonave

Kompania Apple pritet që të dal në gjyq pasi që po akuzohet se ka gënjyer për madhësinë dhe numrin e pixelve tek Iphone X, XS dhe XS Max.

Për këtë është paraqitur një padi në gjykatën e Kalifornisë Veriore, transmeton Indeksonline.

Iphone X që sipas Apple i ka 2436 x 1125 pixels, ndërsa në padi thuhet që ka 120 pixela më pak.

Ndërsa modeli ‘X’ thuhet se është 5.8 inch por në akuzë thuhet se ka 5.6 inch. /Indeksonline/