Apple po hetohet pas ankesave të punëtorëve për kushtet dhe ngacmimet

Departamenti Amerikan i Punës po heton akuzat se, Apple u hakmor kundër një punonjësi për ngritjen e shqetësimeve për kushtet e pasigurta dhe ngacmimet në vendin e punës.
Departamenti i Punës nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi hetimin e tij, i cili u raportua fillimisht nga The Financial Times, transmeton Indeksonline.
Por ish-menaxherja e Apple, Ashley Gjovik, e cila më parë ishte ankuar për një mjedis pune armiqësor në prodhuesin e iPhone, i tha CNET se ajo e bëri ankesën sepse donte drejtësi për veten dhe për të mbrojtur punonjësit e tjerë të Apple.
Gjovik paraqiti një ankesë në Bordin Kombëtar të Marrëdhënieve të Punës të SHBA-së në muajin gusht duke detajuar se si ajo ishte ngacmuar.
Muajin tjetër, ajo tha se ishte shkarkuar nga Apple pas muajsh diskutimesh publike për ngacmimet nga kolegët, menaxherët dhe ekipet administrative të Apple./Indeksonline/