20:29 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Apple sapo prezantoi dy telefonat e ri: iPhone XS dhe XS Max

IPhone XS dhe iPhone XS Max, iPhone-ët e ri për 2018, janë zyrtarisht këtu. Ky është një moment i madh për Apple, që tronditi formacionin e vet në 2017 kur prezantoi iPhone X, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, duke vrarë në mënyrë efektive çdo shans për një iPhone të ardhshëm 9 dhe duke e ndërruar skemën e emërtimit të iPhone në mënyrë radikale.

Në një kohë kur telefonat po bëhen gjithnjë e më të shtrenjtë, vendimi i Apple për përqafimin e familjes së re “X” është i rëndësishëm, sepse shpalos një strategji të re për Apple, e cila do të vazhdojë të vendosë ritmin për prodhuesit tjerë të telefonave ndërsa lëvizim drejt 2019.

Specifikat kryesore të iPhone XS dhe XS Max janë:

 

– Dy madhësi: 5.8-inç dhe 6.5-inç Display OLED HDR (Ekran Super Retina)

– Ngjyrat: Ari, Argjend dhe të hirtë hapësirore

– Teknologjia e njohjës së fytyrës (Face ID) premton të punojë më shpejt në zhbllokimin e telefonave

– Çipi bionik A12, procesori 7nm (nanometer) premton të nisë aplikacionet 30 për qind më shpejtë se iPhone 2017

– Rezistenëc ndaj ujit IP68 (dy metra deri në 30 minuta në ujë)

– Prekje 3D përmes ndjeshmërisë

– Zërim stereo me fushë më të gjerë

– Sistemi operativ iOS 12

– Mbështetje për realitet të shtuar (AR) përmes kamerave të kalibruara dhe çipit bionik A12

Megjithatë, këta iPhone të ri do të duhet t’i bëjnë përshtypje blerësve nëse Apple ka ndonjë dëshirë për të tejkaluar markën kineze Huawei – që për herë të parë në shtatë vitet e fundit ka marrë vendin e dytë në tregun e telegonave nga kompania amerikane.

https://www.apple.com/apple-events/september-2018/