Apple shpejt mund të bëhet me abonim
Apple është duke menduar që shpejt të bëhet me pako abonimi. Kompania e famshme është duke përgatitur oferta të shërbimeve të lajmeve, revistave digjitale, transmetimin e muzikës dhe videove me një paketë të vetme abonimi.
Për këtë, Apple ka gati disa aplikacione të cilat do të jenë me pagesë mujore.
Shërbimi i Apple, Apple Music tashmë ka 40 milionë abonentë në mbarë botën dhe kompania synon që të ketë sukses të ngjashëm edhe me shërbimet e reja./Indeksonline/