22:53 / E Premte, 29 Prill 2022 / Medina Shala

Apple tani do t’ju lejojë të blini pjesë dhe ta rregulloni vetë iPhonet tuaj

Apple hapi dyqanin e saj online Self Service Repair të mërkurën pasi lëvizja “e drejta për riparim” ka ushtruar presion mbi rregullatorët amerikanë për t’u dhënë konsumatorëve më shumë kontroll mbi produktet e tyre.

Programi i ri, do të ofrojë më shumë se 200 pjesë dhe mjete që klientët mund të përdorin për të riparuar iPhone 12, iPhone 13 dhe iPhone SE të gjeneratës së tretë. Konsumatorët do të jenë në gjendje të rregullojnë pjesë të tilla si ekrani, bateria dhe kamera, sipas Apple.

Fillimisht nis në SHBA, por do të zgjerohet në vende të tjera, duke filluar nga Evropa, më vonë këtë vit.

Klientët mund të marrin me qira pjesë për një javë me 49 dollarë me transport falas nëse preferojnë të mos i blejnë plotësisht. Në disa raste, klientët mund të marrin gjithashtu një kredi për kthimin e një pjese të zëvendësuar për riciklim.