18:02 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Apple Watch 4 do të ketë ekran më të madh

Analisti Ming-Chi Kua nga kompania KGI Securities ka thënë se Apple është e gatshme të publikojë ridizajnin e orës së vet të mençur dhe kjo do të ndodhë këtë vit.

Formati i ri prodhues me versionin e orës së mençur Apple Watch Series 4 pritet të debutojë në shtator, transmeton KosovaPress.

Seria e katërt do të ketë ekran 15 për qind më të madh se sa pararendësi.

Tash për tash nuk dihet nëse rritja e ekranit do të lidhet me zvogëlimin e skajeve rreth ekranit ose nëse dimensionet komplete të orës së mençur do të rriten.

KGI parashikon shitje rekorde deri 24 milionë orë të mençura gjatë këtij viti, ose 30 për qind më shumë se sa vitin e kaluar.