APR – Kujdesi dhe siguria për mërgatën shqiptare gjatë udhëtimit për në vendlindje

Në prag të festave të fundvitit, APR (Asistenca e Përgjithshme Rrugore), lider në shërbimet e asistencës rrugore në Kosovë, është kujdesur për mërgatën shqiptare, që kthehet për t’u bashkuar me të dashurit e saj.
Si pjesë e angazhimit të saj për të ofruar shërbime cilësore dhe inovative, APR ka dizajnuar Paketa APR Diaspora, një mundësi përfekte për të siguruar që çdo udhëtim për në vendlindje të jetë i qetë, i sigurt dhe pa shqetësime.
Çfarë përfshin Paketa APR Diaspora?
Kthimi i veturës në vendlindje
Nëse keni nevojë për ndihmë gjatë udhëtimit, APR është aty për t’ju ofruar asistencë të shpejtë dhe efikase.
Në rast defekti apo aksidenti, vetura juaj do të transportohet sigurt deri në destinacionin e dëshiruar.
Transporti i pasagjerëve
Jo vetëm vetura, por edhe ju mund të udhëtoni të sigurt dhe të rehatshëm deri në destinacionin tuaj.
5GB Internet Falas me APReSIM
Duke udhëtuar, qëndroni gjithmonë të lidhur me të dashurit tuaj!
Pakoja përfshin 5GB internet falas, që ju lejon të komunikoni dhe të përdorni internetin pa shqetësime, në të gjithë Ballkanin.

1 Vit Mbulueshmëri
Kjo pako është e vlefshme për një vit, që do t’ju shërbejë jo vetëm gjatë festave të fundvitit, por edhe për pushimet verore.
E gjitha kjo për vetëm 55€ në vit – një mundësi fantastike për të udhëtuar pa stres dhe të sigurt!
Si të abonoheni?
Merrni mundësinë për të përfituar nga Paketa APR Diaspora dhe sigurohuni për një udhëtim të qetë për në vendlindje.
Abonohuni tani për vetëm 55€ në vit dhe udhëtoni me siguri dhe komoditet!
Abonohuni tani: https://apr-ks.com/pako_diaspora.php
Me APR, çdo udhëtim bëhet më i lehtë, më i sigurt dhe më i lidhur. Pakoja APR Diaspora është mundësia që mërgimëtarët të udhëtojnë pa shqetësime dhe të shijojnë çdo moment të festave me familjen e tyre.
APR – Siguria, komoditeti dhe lidhja që meritojnë mërgimtarët shqiptarë!