17:51 / E Martë, 19 Tetor 2021 / AR

“Aprovimi Presidencial”, BBC raporton për praninë e Metës në “Celtic Park”

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë e tij për klubin skocez të Celtic dhe ka fluturuar drejt Glasgow-t për të ndjekur nga shkallët e stadiumit “Celtic Park” përballjen ndaj Ferencvarosit.

Kreu i shtetit shqiptar ka shfrytëzuar rastin për t’u takuar edhe me ish kapitenin e Kombëtares Shqiptare, shkodranin Rudi Vata dhe djalin e tij Rocco Vata, i cili aktualisht luan për Celtic U17.

Ndërkohë prezenca e Metës ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja, pasi prestigjozja BBC ka postuar një foto të kreut të shtetit shqiptar, duke e shoqëruar me diciturën “Aprovimi presidencial” dhe më sqarimin se presidenti i Shqipërisë ishte në shkallët e “Celtic Park” për të ndjekur ndeshjen.