75 Mall Live Search
16:54 / E Premte, 10 Dhjetor 2021 / MSH

Aprovohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisje lokale dhe sistemin e menaxhimit të performancës komunale

Në mbledhjen e 47-të, të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me propozimin e Ministrit të MAPL-së z. Elbert Krasniqi, Qeveria aprovoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale dhe projektligjin për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale.

“Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale që nga aprovimi fillestar i tij ne vitin 2008 nuk është plotësuar dhe ndryshuar. MAPL, përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe duke u bazuar në nevojat e pushtetit lokal, ka propozuar ndryshimet e nevojshme të cilat synojnë funksionimin sa më të mirë të vetëqeverisjes lokal dhe Komunave në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Funksionimi sa më i mirë i tyre, nënkupton edhe sherbime më të mira dhe jetë më kualitative për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ndërsa projektligji për Sistemin e Menaxhimit të Performancës së Komunave dhe Skemave të Grantit të Bazuar në Performancë, i cili institucionalizon këtë skemë të financimit të komunave dhe ofron pavarësi nga çfarëdo ndikimi politik duke siguruar qëndrueshmëri të grantit për një periudhë afatgjate.

Efekti pozitiv i grantit të performancës u theksua për dy vite radhas në Raportin e Progresit, duke u parafrazuar si shembull i mirë i financimit të komunave sipas kritereve meritore. Njëherësh ky projektligj është edhe obligim në kuadër të MSA-së. Përmes aprovimit të këtij ligji i hapim rrugë zbatimit të skemës së grantit të performances 2022-2025, të financuar nga Donatorët dhe Qeveria.

Pra kesaj skeme perveç donatorëve tradicional Qeverisë së Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë, do ti bashkohet edhe Bashkimi Europian përmes fondeve IPA.

Kjo nënkupton më shume fonde dhe projekte për Komunat e Kosovës.