15:07 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Miratohet vendimi: 120 euro për çdo të porsalindur, në Vushtrri

Në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë dje është miratuar vendimi i kryetarit, Xhafer Tahirit për mbështetjen e familjeve me fëmijë të porsalindur.

Ata do të marrin që në start 120 euro, shkruan IndeksOnline.

Këtë e ka bërë të ditur Tahiri në një postim në Facebook.

“Jam i lumtur që Kuvendi i Komunës ka miratuar propozimin tim për mbështetjen e familjeve me fëmijë të porsalindur. Ky është lajm i mirë për të gjitha familjet e reja në qytetin tonë. Falënderoj këshilltarët për votimin e këtij propozimi.

Në këto raste kaq të rëndësishme për qytetarin, konsideroj se rrahagjokset partiaqke të cilitdo për ndonjë votë, përfshirë partnerin e koalicionit, janë të panevojshme, sepse komuna është e qytetarit, jo e partisë politike.

Jam i përkushtuar dhe jam zotuar që të punoj për të gjithë qytetarët pa dallim partie politike, fundja të porsalindurit nuk kanë parti, por kanë shtet e qytet.

Mirë se vini në qytetin që duam zemrat e vogla!”, ka thënë ai./IndeksOnline/