14:16 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aq i dehur sa që harrojë ku e kishte shtëpinë (Foto)

Shumë nga ne ndonjëherë jemi dehur aq shumë sa që harrojmë edhe adresën e shtëpisë. Kjo i ka ndodhur edhe skocezit 26 vjeçar, Thomas Airlie, që taksistit i kishte dhënë adresën e shtëpisë së vjetër ku kishin banuar prindërit e tij.

Kur kishte arritur tek shtëpia, e kishte gjetur derën hapur, kishte hyrë brenda dhe kishte filluar të flejë.

E zonja e shtëpisë, Elanie Wedlock ishte zgjuar dhe e kishte parë tek flinte Thomasin në dhomën e ndejës. Ajo ishte habitur shumë pasi sipas postimit të saj ajo gjithmonë e mbyllë derën, transmeton Indeksonline.

Wedlock e kishte zgjuar Thomasin, duke e pyetur se ku jetonte. Pastaj e kishte dërguar në kuzhinë që të pinte një lëng.

“Çdo herë që vije në shtëpi e mbylli derën. Çdo herë, është shprehi! Edhe gjatë ditës, gjithmonë e bëjë. Hera e parë dhe e vetme që nuk e bëjë” kishte shkruar Elanie në postimin e saj ku edhe kishte sqaruar se si kishte ndodhur ngjarja dhe kishte postuar një foto të Thomas duke fjetur.

Të njëjtën foto e kishte marrë edhe vetë 26 vjeçari duke e postuar në Twitter dhe duke shkruar: “Nuk mund ta besoj që mora një taksi për tek shtëpia ime e vjetër, ku babai dhe nëna kishin jetuar, dhe më kishte zënë gjumi.”