75 Mall Live Search
17:38 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Arabia hap dyert për Festivalin e Hurmave

Festivali më i madh i hurmave të Arabisë në botë hapi dyert në qytetin e Buraidah-së, eventi më i rëndësishëm ky i kushtuar frutit të ëmbël në ngjyrë të artë në kafe.

Fermerë, tregtarë e konsumatorë kanë zbarkuar në “qytetin e hurmave” për festivalin 45-ditor, i cili nuk përbën vetëm një supertreg, por edhe një mundësi të rrallë për kultivuesit e këtyre frutave, të ardhurat e të cilëve varen vetëm prej tyre.

“Hurmat më të mira janë ato me shkëlqim dhe ngjyrë më të gjallë, sepse kjo tregon që janë të buta brenda. Ato që janë gjysmë për gjysmë dhe si më të zbehta nuk janë të shijshme. Atyre qëndrojuni larg”, tha një tregtar.

Arabia Saudite ka numrin më të madh të palmave të hurmave arabike në botë dhe është vendi që shënon gati 25% të prodhimit të tyre global.

Më e mira, megjithatë, konsiderohet hurma e kuqërremte “Sukari”, që mund të shitet deri në 22 dollarë kilogrami.