13:19 / E Martë, 22 Nëntor 2022 / C E

Arabia ia ndërpret rekordin Argjentinës, i shkakton humbjen e parë pas 41 muajsh

Arabia Saudite e ka mposhtur Argjentinën me rezultat 2-1 në ndeshjen e rrethit të parë të Kupës së Botës.

Kjo ishte humbja e parë e tyre pas plotë 36 ndeshjesh.

Për herë të fundit, Argjentina u mposht me 3 korrik të vitit 2019 nga Brazili me rezultat 2-0.

Kështu, kombëtarja e Messit nuk arriti të barazoj rekordin e Italisë që ka 37 ndeshje pa humbje. /IndeksOnline/