12:54 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Arabia Saudite furnizohet me raketa ruse

Kremlini tha të hënën se bisedimet me Arabinë Saudite për furnizimin e Rijadit me sistemet e avancuara të raketave të mbrojtjes ajrore ” S-400”, kanë shkuar mirë, pavarësisht se kohëve të fundit u raportua për një marrëveshje të mundshme për armë mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite.

Presidenti rus Vladimir Putin priti mbretin Salman të Arabisë Saudite për bisedime në Kremlin javën e kaluar gjatë së cilës Arabia Saudite tha se kishte nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për blerjen e S-400s, transmeton AktivPress.

Një ditë më vonë, Pentagoni tha se Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e sistemi të mbrojtjes kundër raketave “THAAD” Arabisë Saudite me një kosto prej 15 miliardë dollarësh.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, në një konferencë me gazetarët, u pyet nëse një marrëveshje e mundshme e SHBA-së me Rijadin mund të prekë marrëveshjen ruse.

“Ne mund të flasim vetëm për veten tone. Por kontaktet për të zbatuar këtë kontratë kanë qenë shumë pozitive dhe kanë pasur rezultate shumë të mira preliminare”, tha Peskov,

Rusia gjithashtu nënshkroi një kontratë javën e kaluar me Saudin për të prodhuar pushkë AK-103.

Poashtu, Peskov u pyet nëse ka frikë se Arabia Saudite mund të përdorë sistemin S-400 kundër Iranit, një aleat rus.

“Bashkëpunimi teknik ushtarak midis Moskës dhe Rijadit nuk synon vendet e treta në këtë rajon apo rajone të tjera të botës”, tha Peskov.

Arabia Saudite është një aleat i gjatë me SHBA-në në Lindjen e Mesme dhe marrëveshjet e armëve me Moskën kanë shkaktuar shqetësime në Uashington./AktivPress