11:02 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Arabia Saudite lëshon patent shoferët e parë për gratë (Foto/Video)

Që nga 24 qershori, gratë mund të vozisin vetura në Arabinë Saudite. Ky është vendimi i marrë më parë ndërsa tani gratë në këtë shtet kanë filluar të pajisen me paten shoferë.

Ministria e Informacionit ka filluar të ndajë patent shoferët e para për gratë, ndërsa javen e ardhshme 2,000 licenca do t’u jepen shoferëve gra javën e ardhshme.

Vendimi për të hequr ndalimin e shofereve femrave është marrë në shtator të vitit 2017 si pjesë e një fushate të Princit Mohammed Bin Salmani të quajtur “Vision 2030” ku parashihen disa reforma moderne në Arabinë Saudite./Indeksonline/