75 Mall Live Search
23:41 / E Enjte, 03 Mars 2022 / MSH

Arabia Saudite ofron ndërmjetësim mes Kievit dhe Moskës

Princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, u ka thënë liderëve të Rusisë dhe Ukrainës se është “gati të bëjë përpjekje për të ndërmjetësuar mes të dyja palëve”.

Në biseda të veçanta telefonike me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, Salman shprehu mbështetjen për një zgjidhje politike të konfliktit të tyre.

Ai i tha Zelenskyt se mbretëria saudite do të zgjasë vizat për turistët dhe banorët ukrainas, që pritet të skadojnë në tre muajt e ardhshëm.

Sipas mediave arabe, ishte Putin ai që thirri Princin e Kurorës, i cili më pas “sqaroi pozicionin e deklaruar të mbretërisë” për luftën në Ukrainë.