Arat në Bellopojë të Istogut kaplohen nga zjarri
Në orët e mbrëmjes të së dielës, në Bellopojë të Istogut një pjesë e arave janë kapluar nga zjarri.
Në fotot e siguruara shihet se zjarri ka dalë edhe në një pjesë të rrugës.
Të kontaktuar nga Drejtoria regjionale në Pejë kanë thënë se nuk kanë informacione rreth këtij rasti.
