13:44 / E Hënë, 27 Maj 2024 / Gj. Sh

Araujo merr vendim për të ardhmen e tij te Barcelona

Mbrojtësi uruguajan, Ronald Araujo, mendon që të qëndrojë te Barcelona.

E ardhmja e tij ishte e pasigurtë pasi që nuk ka pasur ndonjë përgjigje nga lojtari, por duket se me largimin e Xavit, shanset që ai të vazhdojë kontratën janë shumë më të mëdha.

Marrëdhënia mes Araujo dhe Xavi nuk po kalonte momentin më të mire, ndaj largimi i trajnerit është një pikë në favor për rinovimin e uruguaianit.

Araujo, erdhi te Barcelona në vitin 2018 ku luajti fillimisht për skuadrën e dytë, deri në vitin 2020 ku u inkuadrua në skuadrën e parë.

25-vjeçari, me Barcelonën ka fituar Kupën e Mbretit, La Ligën sezonin e kaluar dhe Super kupën e Spanjës./IndeksOnline/