75 Mall Live Search
10:03 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / L A

Araujo pritet të qëndrojë te Barcelona

Emri i Araujos është lidhur kohët e fundit me një largim nga Barcelona.

Për të kishte interesim nga gjigjandi italian, Juventus të cilët dëshiruan ta transferonin uruguajin në këtë afat kalimtar.

Mirëpo siç raporton Fabrizio Romano, uruguajani duket se do të qëndrojë te Barcelona, ku është në bisedime me drejtorin sportiv Deco për të vazhduar kontratën e tij.

Kontrata e Araujos te Barcelona skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Uruguajani, ka bërë vetëm 2 paraqitje këtë sezon me Barcelonën, pasi që në gjysmën e parë të këtij sezoni kishte qenë i lënduar./IndeksOnline/