75 Mall Live Search
14:21 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / L A

Araujo qëndron te Barcelona, rinovimi i kontratës brenda disa ditësh

Mbrojtësi uruguajan, Ronald Araujo, ka vendosur të qëndrojë te Barcelona.

Uruguajani, u lidh me një largim nga Barça me skuadrën e Juventusit që kishte shprehur interesim për të.

Mirëpo Araujo, do të qëndrojë te Barcelona ku do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, ku përpos tij edhe lojtarët si Pedri, Gavi dhe Gerard Martin do të nënshkruajnë kontratat e reja.

Uruguajani, këtë sezon ka bërë vetëm 2 paraqitje pasi që në pjesën e parë të sezonit kishte qenë i lënduar./IndeksOnline/