Arb Manaj dhe Ilir Mustafa debutojnë në Kupën e Turqisë

Dy futbollistët kosovarë, Arb Manaj dhe Ilir Mustafa luajnë nga minuta e parë me Ankara Keçiörengücü kundër Tepecikspor.
Për ta, ky do të jetë debutim në Kupën e Turqisë, ndeshje që i takon rrethit të 3-të, shkruan Indeksonline.
Sulmuesi Manaj që u transferua nga Trepça ’89 në afatin kalitar të verës është në kërkim të golit të parë me ekipin turk, ndërsa Ilir Mustafa që vjet luajti te Dukagjini, do ta shijoj ndeshjen e parë si titullar.
Takimi Ankara Keçiörengücü – Tepecikspor fillon në orën 11:00.
/Indeksonline/