Arban Abrashit : Është arritur marrëveshja për kryetar të LDK-së
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se është arritur konsensus për kryetar të LDK-së.
Fjalët e tij tingëllon sikur ky kandidat konsensual të ishte Isa Mustafa.
“Edhe ju jeni dëshmitarë se ka pasur debate shumë, është arritur një konsensus që do ta shihni shumë shpejt. Do t’i ofrojmë Kosovës një ofertë me qeveris vendin. Është debatuar gjatë, por është arritur. Podujeva, Peja e disa degë të mëdha kanë vendosur të dalin me një kandidat të përbvashkët, që të mos ketë përçarje…Shumë shpejt e merrni vesh çka do të ndodh”, ka thënë Abrashi në një deklaratë për media.