75 Mall Live Search
12:51 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / AR

Arbana i përgjigjet “dissit” të Elsa Lilës?

Vetëm dy ditë më parë, ju raportuam për dramat e fundit nga Elsa Lila, e cila, përmes një komenti në Instagram lëshoi një thumb të hapur se nuk ishte ndjerë mirë në programin “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin.

Një komentues vuri në dukje se këngëtarja ishte më “e qetë” në podkastin e Gridës dhe Elsas nuk hezitoi t’i jepte një përgjigje:

“Faleminderit për mirësjelljen! Ky podkast është regjistruar shumë kohë para tjetrit. Qetësia ime ka të bëjë, ashtu si për secilin prej nesh, nga personi që kemi përballë”, tha Elsa.

Duket se thumbit të Elsa Lilës iu përgjigj disi dhe Arbana Osmani

Patjetër që Arbanës duhet t’i ketë shkuar fjala në vesh dhe në stilin e saj diplomatik duket se nuk ia kurseu as ajo një thumb Elsës:

Duket se thumbit të Elsa Lilës iu përgjigj disi dhe Arbana Osmani

Në story-n e saj në Instagram, Arbana ndau një video nga @mjekërrziu1, i cili vendos fjalë nga emisionet, këngë apo prodhime të ndryshme shqiptare, në sinkron me kukullat e animuara.

Në këtë rast, Elsa në “Mirëmbrëma Yje” është Izma, antagonistja dhe personazhi më negativ në kukullat “Çmenduritë e Perandorit Kusko”. Ndaj, s’besojmë të jetë kaq e pafajshme ndarja e kësaj videoje në story.