Arbana ju uron një ditë të mbarë, shfaqet nga deti!

Moderatorja e njohur shqiptare Arbana Osmani njihet si një nga personazhet më atraktive të ekranit shqiptar.
Ajo është tejet e dashur për publikun, për shkak të emisioneve të shumta që ka drejtuar, shkruan Indeksonline.
Arbana në paraqitjen e saj të fundit, është shfaqur nga deti, duke uruar fansat e saj.
“Mirëmëngjesi nga deti më i bukur në botë”, ka shkruar Arbana, duke iu referuar bregdetit shqiptar.
Kujtojmë se ajo së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi është në pritje të fëmijës së dytë, me të dashurin e saj Eduart Grishaj. /IndeksOnline/
