Arbana Osmani: Alpet Shqiptare, më të bukurat në botë
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/06/dfdfdf.jpg)
Moderatorja Arbana Osmani këtë fundjavë, ndryshe nga vipat e tjerë, ka vendosur ta kalojë në mal. Ajo së bashku me familjen ka udhëtuar në veri të vendit, në Qafë Thorë.
![](https://albeu.com/wp-content/uploads/2021/06/be32b9ff-2e4c-4907-aba6-8ee68489cf56-1024x1001.jpg)
![](https://albeu.com/wp-content/uploads/2021/06/704fff57-6c9b-435f-88df-f5e434b8f7cb-1024x976.jpg)
Në Instagram ka ndarë foto të shumta, ku duket se po argëtohen pa fund në natyrën e gjelbër dheajrin e pastër.
Arbana, e cila ka vizituar plot vende në botë, shkruan se nuk ka si Alpet Shqiptare.
“Alpet Shqiptare janë më të bukurat në botë”, shkruan ajo.
![](https://albeu.com/wp-content/uploads/2021/06/87cc7d3c-683c-4cd9-aa7f-91850062ced8-1024x914.jpg)