Arbana Osmani bën veprimin e papritur ndaj vëllezërve Veshaj

Moderatorja Arbana Osmani ka larguar nga llogaria e saj në Instagram vëllezërit Veshaj.
Po të shohim te lista e personave që ndjek Arbana, Donaldi dhe Romeo nuk figurojnë më, shkruan Indeksonline.
Kujtojmë që Arbana është kritikuar nga publiku kur i tha Donaldit se ai ishte kryefjala e Big Brother VIP dhe kjo deklaratë i hapi rrugën njerëzve të mendonin se Donaldi ishte i preferuari dhe i llastuari i produksionit.
Gjithçka shkoi mirë deri në natën finale kur çmimin e madh e fitoi Ilir Shaqiri.
Në fakt në atë kohë vëllezërit Veshaj e hoqën Arbanën nga Instagrami ndërkohë që kjo e fundit jo.
Koha kaloi dhe tani Arbana Osmani, disa muaj më pas vendos t’i heq nga Instagrami të dy që nuk e ndiqnin./Indeksonline/

