Arbana Osmani dhe i dashuri i saj pozojnë nga i njejti vend
 Prezantuesja e njohur shqiptare Arbana Osmani ka qenë ndër lajmet kryesore të mediave rozë pas ndarjes nga një martesë e gjatë, shkruan Indeksonline.
 Pozitiviteti që gjithnjë rrezaton prezantuesja ka vazhduar të bie në sy edhe pas këtij momenti delikat të jetës së saj. 
 E duket se ajo shpejt e ka marrë vetën nga kjo ndarje.
 Kohëve të fundit ajo është përfolur shumë për një lidhje të mundshme me rexhisorin Eduart Grishaj, por që ‘çifti’ i ri ende nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre. 
 Së fundmi është vërejtur se ata kanë pozuar nga i njejti vend, por jo së bashku.
 Arbana ka publikuar një fotografi në Valbonë, teksa edhe Eduarti ka publikuar imazhe nga i njejti vend.
 Kjo nuk është hera e parë që ata publikojnë fotografi nga i njejti vend në të njëjtën kohë, pak kohë më parë ata pozuan në Marok, ku kishin shkuar si turistë. /Indeksonline/




