75 Mall Live Search
00:16 / E Diele, 07 Maj 2023 / MSH

Arbana Osmani feston ditëlindjen, e ndan me gjysmën e saj

Sonte po mbahet finalja e Big Brother Albania VIP.

Akrepat e orës kanë kaluar mesnatën dhe është ditëlindja e moderatorës Arbana Osmani, raporton Indeksonline.

Arbana sonte feston plot 40 vite jetë.

Ajo çka e bën ditëlindjen e saj festë të dyfishtë, është se Arbana ka ditëlindjen në të njëjtën ditë me partnerin e saj, Eduart Grishajn.

Ajo është befasuar nga publiku dhe ish-banorët e BBV me këngën e ditëlindjes, teksa nuk kanë munguar as urimet prej Luizit dhe Kristit, finalistët që akoma gjenden brenda shtëpisë më të shikuar në Shqipëri.