75 Mall Live Search
09:12 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Arbana Osmani humb një person të afërt: Mirupafshim atje lart

Prezantuesja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka dhënë lajmin e hidhur se ka humbur një nga personat më të dashur.

 Përmes një fotografie të cilën e ka shoqëruar me fjalët prekëse, Arbana bëri të ditur se ka humbur gjyshen.

“Sa shpirt të kam! Mirupafshim atje lart”, ka shkruar Arbana.

Kujtojmë që gjyshja e saj dhe gjyshi kanë qenë pjesë e një surprize që stafi i ka përgatitur prezantueses në fund të sezonit të shkuar të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, befasi e cila e kishte lumturuar Arbanën pafund./Indeksonline/