75 Mall Live Search
12:25 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Arbana Osmani uron me mirëmëngjesi, me djalin në krah

Moderatorja e njohur shqiptare Arbana Osmani njihet për publikun shqiptar si një nga prezantueset më të dashura dhe më pozitive të ekranit.

Ajo madje ka qenë mjaft tejet e përfolur nëpër mediat rozë për shkak të lidhjes së saj me regjisorin Eduart Grishaj, shkruan Indeksonline.

Nga martesa e dikurshme, Arbanën e lidh vetëm djali i saj Joni, i cili për të është njeriu më i rëndësishëm ndër të gjithë.

Duke qenë i tillë, ajo paraqitet vazhdimisht së bashku me të.

Njësoj ka bërë edhe së fundmi në një fotografi të publikuar nga moderatorja në Instagram ku ka uruar fansat me mirëmëngjesi me një foto të bukur me djalin në krah. /Indeksonline/