75 Mall Live Search
15:57 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Arbana Osmani me mesazh sensibilizues, pas përhapjes së coronavirusit

Edhe moderatorja e njohur shqiptare i është bashkuar kampanjës së mesazheve sensibilizuese, për vetëdijesimin e popullatës, për tu mbrojtur nga coronavirusi, që tanimë është përhapur në Shqipëri.

Pasi u identifikua edhe rasti i 10-të me coronavirus, edhe artistët, këngëtarët e moderatorët janë mobilizuar për të sensibilizuar publikun rreth mbrojtjes nga ky virus, shkruan Indeksonline.

Ajo u ka kujtuar publikut që të kenë kujdes tu shmangen masave të mëdha të njerëzve, të qëndrojnë më shumë në shtëpi, të vënë duart afër gojës kur kemi kollitje, të vendosim maskat mbrojtëse për frymëmarrje e shumë masa të tjera.

Kujtojmë që Arbana iu është bashkuar personazheve të ndryshme si Lorik Cana, Rudina Magjistari etj. /Indeksonline/