Arbana Osmani, merr përkrahjen e mikeshës së saj në projektin e ri
Moderatorja e njohur shqiptare Arbana Osmani njihet si një personazh mjaft i dashur për publikun, kjo edhe për faktin që në paraqitjet e saj ajo vazhdimisht dhuron pozitivistet dhe buzëqeshje, shkruan Indeksonline.
Së fundmi ajo është angazhuar në promovimin e një libri të saj me receta gatimi, çka edhe e ka arritur.
Mbrëmë ajo midis miqësh dhe familjarësh e ka promovuar këtë libër, duke e quajtur: “Receta për 5 minuta”.
Me këtë rrugëtim të saj, ajo ka marrë mbështetjen e shumë miqve të saj, madje edhe të figurave të njohura të ekranit shqiptar.
Si gjithnjë Xhemi Shehu, ka qenë në mbështetje të Arbanës, duke pozuar përkrah saj.
Kujtojmë se ajo njihet si një nga mikeshat më të mira të Arbana Osmanit. /Indeksonline/

