Arbana Osmani merr publikisht komplimente nga i dashuri i ri
Prezantuesja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun Arbana Osmani tash e një kohë pas ndarjes nga burri përflitet për fillimin e një romance të re me Eduart Grishaj, shkruan Indeksonline.
 
 Edhe pse publikisht asnjëri nuk e ka konfirmuar lidhjen, janë postimet e tyre në rrjetet sociale që e dëshmojnë se ata po kalojnë momente bashkë. 
 
 Së fundmi ata kanë vendosur ta vizitojnë Marokun.
 
 Në një fotografi të publikuar nga Arbana, komenti i Eduardit ka qenë: ‘Më e bukura e Marokut’.
 
 Kjo vetëm sa e konfirmon më mirë se çifti i ri janë duke shijuar romancën e tyre. /Indeksonline/


