75 Mall Live Search
16:39 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

Arbana Osmani mirëpret në emision Kidën: “Se më keni çmendur”

Moderatorja e njohur shqiptare Arbana Osmani, njihet si një nga personazhet më të njohura dhe më të dashura të ekranit televiziv shqiptar.

Ajo falë emisioneve dhe organizimeve që i ka drejtuar si moderatore, ka fituar simpatinë e publikut ndër vite, shkruan Indeksonline.

Tashmë ajo organizon emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ku fton mysafir mjaft të veçantë, edhe nga bota e showbiz-it shqiptar.

Së fundmi ajo ka bërë të ditur se mysafirja e radhës është këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Kida.

Të shtunën me Kidushin (se më keni çmendur)”, ka shkruar ajo në njoftimin që ka bërë, duke bërë me dije se interesimi për ta pasur Kidën mysafire ka qenë tejet i lartë nga fansat. /Indeksonline/