Arbana Osmani nga pushimet, e thjeshtë por atraktive
Moderatorja e njohur shqiptare Arbana Osmani ëshë një nga fytyrat më të dashura të ekranit, ajo pëlqehet shumë nga publiku duke qenë se ka drejtuar emisione që kanë pasur një audiencë të gjerë, shkruan Indeksonline.
Ajo së fundmi ka publikuar pamje ku shihet se po i kalon pushimet së bashku me djalin e saj.
Në paraqitjen e fundit ajo u ka uruar fansave të saj ‘mirëmëngjesin’ duke u paraqitur e thjeshtë dhe joshëse nën rrezet e diellit.
Kujtojmë që moderatorja ishte cak i mediave rozë për shkak të jetës private, pasi pak kohë më parë i dha fund lidhjes me burrin e saj. /Indeksonline/

