75 Mall Live Search
09:06 / E Diele, 14 Qershor 2020 / indeksADMonline

Arbana Osmani nuk e fsheh më shtatzëninë, vërehet qartë gjatë moderimit

Moderatorja e njohur shqiptare Arbana Osmani është një personazh mjaft i dashur për publikun shqiptar.

Ajo është një imazh mjaft i njohur i ekranit shqiptar, pasiqë ka moderuar shumë emisione që kanë qenë mjaft të ndjekura nga publiku, shkruan Indeksonline.

Arbana shpesh herë zë vend nëpër mediat rozë, madje shpesh për shkak të jetës së saj private.

Së fundmi ajo është parë mjaft e lumtur me lidhjen e saj të re të dashurisë, me rexhisorin Eduart Grishaj, me të cilin tashmë po presin një fëmijë.

Madje tashmë Arbana nuk po mund ta fsheh barkun e rrumbullakosur as gjatë moderimit të emisionit të saj, ku vërehet qartë.

Kujtojmë që Arbana dhe Eduarti ka pak kohë që janë shfaqur edhe publikisht së bashku dhe duket se po e shijojnë secilin moment pranë njëri tjetrit. /IndeksOnline/