15:42 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Arbana Osmani përfshihet në një aksident trafiku, i dashuri i ri i qëndron pranë

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është përfshirë para pak minutash në një aksident në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Në pamjet e publikuara Arbana shihet mjaft e shqetësuar, ndërsa pranë saj qëndron dhe i dashuri i saj Eduart Grishaj.

Duket se Osmani ka përplasur makinën e saj me një tjetër mjet, që drejtohej po ashtu nga një grua.

Në zonë ka prani dhe të disa punjësve të Policisë, të cilët po kryejnë verifikimet e rastitm shkruhet faxweb.

Moderatorja është ndarë pak kohë më parë nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka dhe një djalë Jonin, dhe mesa duket tashmë e ka lënë gjithçka pas krahëveme romancën që ka nisur me regjisorin e emisionit të saj.