Arbana Osmani thotë se po i mungon puna

Arbana Osmani është një nga prezantueset më të njohura të ekranit shqiptar.
Duke qenë e tillë, ajo gëzon një vëmendje të madhe nga publiku dhe mediat rozë, shkruan Indeksonline.
Madje së fundmi ajo ka publikuar një fotografi ku ka kujtuar kohën sa ishte aktive në punën e saj, para se pandemia të bllokojë zhvillimin normal të jetës në të gjithë botën.
Ajo ka thënë se i mungon të dalë në punë, ndërsa i ka pyetur fansat se çfarë ju mungon më shumë atyre? /Indeksonline/
